Gëzuar festën e çlirimit nga nazistët, Atdhé
Urimet më të sinqerta veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, shokeve te gjyshit tim qe jetojne, pasardhësve të tyre dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë për 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit...
Published on: 29/11/2021
Urimet më të sinqerta veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, shokeve te gjyshit tim qe jetojne, pasardhësve të tyre dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë për 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit Kombëtar!
Përulemi para atyre, që mbrojtën të drejtën për të jetuar dhe luftuan për jetën e brezave të ardhshëm, nderojmë heronjtë e rënë në fushat e betejave dhe ata që sot jetojnë.
Ne asnjëherë nuk do të harrojmë kontributin e paçmuar të popullit tone në kauzën e përbashkët të mposhtjes së nazizmit.
Falë guximit dhe heroizmit të popullit shqiptar në luftën kundër fashistëve, Shqipëria u bë një nga vendet e pakta evropiane që u çlirua me forcat e veta, pa pjesëmarrjen e trupave të huaja.
Lavdi e përjetshme heronjve të atdheut! Ne fituam!
